Forca e Re Demokratike i mbetet besnike qëndrimit lidhur me ndërtimin e bitumit në Krythë
Forca e Re Demokratike i rri pranë shqetësimeve të qytetarëve të Anës së Malit lidhur me punimet që po bëhen në Krythë kundër planeve në fuqi. Sot, në Kuvendin e Komunës kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu në emër të klubit të këshilltarëve ka kërkuar që për këto punime të jepen informata nga ekzekutivi dhe kryetari i Komunës dhe të sillet përfundimi për ndalimin e ndërtimit të fabrikës së bitumit në Krythë dhe çdo ndërtimi të ngjajshëm që është në kundërshtim me planet dhe qëndrimet e banorëve të trevës së Anës së Malit dhe Ulqinit në përgjithësi, thuhet në një kumtesë për opinion të këtij subjekti politik, transmeton Ulqini Online.
Informata nga ekzekutivi është kërkuar në pajtueshmëri me Rregulloren, Statutin dhe ligjet. Shprehim indinjatën e thellë që këshilltarët e zgjedhur si përfaqësues të popullit nuk mund të marrin informacionin e duhur nga ekzekutivi i cili ka lejuar ose po bën punimet fillestare për një investim kaq të madh pa leje. Është për t’u habitur që dhënia e informatave është paralajmëruar për tubimin e qytetarëve e jo në institucionin e Kuvendit i cili ka të drejtë për të marrë vendime fuqiplote ligjore, përfundon kumtesa e Forcës.