
URA: Përkrahim popullin e Krythës – Vendimi i Komunës i kundraligjshëm
KK URA Ulqin përkrah banorët e Krythës me qellim që të ndalet ndërtimi i fabrikes se bitumetit i cili është i paligjshëm.
Edhe pse është e vertetë që Komuna jonë është e uritur për investime dhe për hapjen e vendeve te reja të punës, që deri diku do ta ndalojnë emigrimin masovik te banorëve sidomos të zonave rurale, theksojme që kjo nuk eshte menyra e duhur sepse e gjithe puna nuk eshte e bazuar ne norma ligjore, thuhet në një kumtesë të KK URA Ulqin .
Ky veprim jotransparent eshte vazhdimesi e sjelljes joserioze te administrates lokale ndaj nevojave te qytetareve, keshtu qe iniciativa e bashkesisë lokale te Krythes eshte plotesisht e pritur dhe me vend.
Si ne rastin e pyllit te pishave, vazhdon shkaterrimi dhe demtimi i natyres, me te cilen vertetohet mungesa e vizionit qe Komuna e Ulqinit te zhvillohet ne menyre te qendrueshme dhe ne interes te qytetareve, vazhdon kumtesa.
Perkundrazi, keto projekte te kafeneve nuk kane per qellim mbrojtjen e interesit publik por i sherbejne vetem grupeve te vogla ne pushtet.
Qe te dal ne pah dyfytyresia e pushtetit lokal kemi edhe nga ata politikanë te cilet paradite perkrahin projektin ndersa pasdite perkrahin banoret e Krythes. Rasti konkret eshte me ish kryetarin e Komunes dhe kryesin e Forces se re demokratike qe ne pushtet kane thuajse gjysme e pushtetit ekzekutiv.
URA do te vazhdoje te proklamoj te verteten, me qellim qe te ruaj resurset natyrore dhe resurset tjera vitale per qytetaret, përfundon kumtesa e KK URA Ulqin .