Banorët e Bashkësisë lokale Krythë me datë 19.12.2019 mbajtën një takim me qytetarët e asaj zone. Temë e këtij takimi ishin punimet që po zhvillohen në teritorin e Krythës. Sipas të dhënave, aty po planifikohet të ndërtohet një fabrikë për prodhimin e asfaltit. Banorët e bashkësisë lokale Krythë nga ai takim dolën me kërkesë për qeverisjen lokale për informata rreth kësaj dhe deklaruan se pa dijeninë e tyre nuk mundet të planifikohet teritori ku ato banojnë.

Në lidhje me këtë për këtë u deklarua edhe kryetari i komunës së Ulqinir Loro Nrekiq. Takimin e banorëve të Krythës ai e cilësoi si takim partiak dhe se banorët nuk i dinë detajet.
“Po ata u mblodhën … Ishte një tubim politik” tha Nrekiq për të përditshmen Vijesti, duke shtuar se Kryeministri Dushko Markoviq është në dijeni për për ndërtimin e fabrikës, transmeton Ulqini Online.

Nrekiq tha se ndotja e ambientit nga fabrika do të jetë në nivelin e një pike karburanti.
“Tani janë duke vazhduar punimet për të niveluar terenin dhe aty nuk do të ketë ndërtime derisa të bëhet një studimi i lokacionit. Studimi i ndikimit në mjedis është tashmë është bërë nga kompani me reputacion dhe këtë e kemi në gjuhën angleze dhe malazeze”, tha Nrekiq.

Në lidhje me këtë Forca e Re Demokratike përkrahë kërkesat legjitime të banorëve të bashkësisë lokale Krythë dhe nga organet kompetente kërkojnë të marrin masa për tu ndaluar punimet dhe për të zgjedhur problemin e qytetarëve të shqetësuar.

By admini