
Forca përkrahë banorët e bashkësisë lokale Krythë
Banorët e Bashkësisë lokale Krythë mbrëmë me datë 19.12.2019 mbajtën një takim me qytetarët e asaj zone, Kryesia me këshilltarët e Forcës së Re Demokratike dhe përfaqësues tjerë të partive politike morrën pjesë ku tema aktuale ishte punimet që po zhvillohen në teritorin e Krythës, mësohet nga ky subjekt politik, transmeton Ulqini Online.
Sipas të dhënave jozyrtare, aty po planifikohet të ndërtohet një fabrikë për prodhimin e asfaltit. Banorët e bashkësisë lokale Krythë kërkojnë nga qeverisja lokale informata dhe deklaruan se pa dijeninë e tyre nuk mundet të planifikohet teritori ku ato banojnë.
Forca e Re Demokratike përkrahë kërkesat legjitime të banorëve të bashkësisë lokale Krythë dhe nga organet kompetente kërkojnë të marrin masa për tu ndaluar punimet dhe për të zgjedhur problemin e qytetarëve të shqetësuar.