OJQ Hapi i gjelbërt dhe OJQ Green Life në kuadër të projektit „Liqeni i Shasit resurs i paprekur i komunës së Ulqinit“ më datë 16 dhjetor 2019 kanë organizuar tryezë të rrumbullakët në Ulqin.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjes lokale, ministrive dhe institucioneve të cilat merre me mbrojtjen e mjedisit në Mal të Zi, si dhe përfaqësues të sektorit civil.
Tryeza e rrumbullakët u organizua me qëllim të inicimit të një diskutimi mbi çështjen e menaxhimit dhe mbrojtjes së liqenit të Shasit, dhe prezantoi projekte të zbatuara më parë, projekte të cilat janë duke u implementuar, si dhe një përmbledhje të situatës në lidhje me mangësitë dhe nevojat, si dhe efikasitetin e menaxhimit të liqenit të Shasit, dhe i cili do t’i dorëzohet komunës së Ulqinit në formën e një analize gjithëpërfshirëse.
Në tryezën e rrumbullakët u konkludua se ka të dhëna dhe hulumtime të mjaftueshme të kryera në këtë fushë, mbi bazën e të cilave mund të fillohet një proces zyrtar i mbrojtjes, dhe se është e nevojshme që në afat të shkurtër të dërgohet një kërkesë tek Komuna e Ulqinit për të filluar një iniciativë për studimin e mbrojtjes së kësaj zone, e cila është një parakusht për procedurën zyrtare për krijimin e një zone të mbrojtur.
Zbatimi i projektit zgjat gjashtë muaj dhe është mbështetur financiarisht nga FAKT përmes programit De fakto të zhvillimit, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe i bashkëfinancuar nga Ministria e Administratës Publike.