Kampionati Europin për fëmijë në Taekwondo, Shtutgart 2019
Përgaditi Fikret Dushku, prof.
Me datë 07-08.12.2019 në Gjermani u mbajt kampionati Europian për kategorinë e fëmijëve apo pionirëve mosha 2008-2009, diciplina e ndeshjes dhe forma. Në këtë kampionatë morën pjesë mbi 1200 garues në të gjitha diciplinat. Për ekipin e Malit të Zi u paraqitën 6 garues nga klubi i Taekwondo-së Ulqini. Sportistët nga Taekwondo Ulqini shënuan një rezultat historik për shtetin e Malit të Zi, ku shpërblehen me 6 medalje europiane dhe këto janë medaljet e para Europiane për Malin Zi në kategorinë pionirëve.
Diciplina e Ndeshjes
Rezultati më i bukur i arritur ndonjëherë ishte medalja e artë e fituar nga SARA KRAJA e cila shpallet kampione e Europës për vitin 2019 në kategorinë -52kg ku arrinë të fitoj dy ndeshje me rezultat bindës.
Sportisti tjetër i cili fitoi medalje Europiane ishte ENES DUSHKU i cili fiton vendin e tretë medalje bronzi. Ndeshjen e parë e fitoi kundër përfaqësuesit nga Belgjika ndërsa ndeshjen e dytë humbë nga përfaqësuesi i Rusisë.
Diciplina e Formave
Në diciplinën e formave sposrtistët nga Ulqini sjellin 4 medalje Europine.
Kategorija individuale:
SARA DERVISHI fiton medalje argjendi, nënkampione Europiane,
Arta Ismailaga fiton medaljen e bronzit.
Kategorija Çift
Vendi i tretë, medalje bronzi fituan dyshja ENES DUSHKU dhe ARTA ISMAIALAGA
Kështu sportistët nga qyteti i Ulqinit sjellin 6 medalje nga Kampionati Europian për vitin 2019.
Këto ishin ditët më të bukura në karieren time dhe shumë emocionuese. Me këtë ekip kemi punuar plotë nje vit duke u stërvitur gjashtë ditë në javë. Mundim, sakrific, lodhje e angazhim maksimal vetëm që të kemi paraqitje të mirë dhe të arrijmë nivelin Europian.
I falenderoj shumë këto
sportistë për seriozitetin dhe maturinë e tyre të cilët në një moshë kaq të re u
stërvitën plotë 6 ditët e javës pa ndërprerje për një vitë të
tërë.
Falenderoj prindërit që i përkrahen maksimalishtë këto garues.
Falenderojë sposnsorët që na lehtësuan udhtimin tonë në kampionatin Europian ku pa ndihmën e tyre ndoshta nuk do kishim pas mundësi që të paraqitemi.