Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi z. Saubih Mehmeti i ka dërguar Telegram ngushëllimi Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Akademik z. Mehmet Kraja për humbjen e vajzës së tij Arzana Kraja.

Telegramin e plotë mund ta lexoni më poshtë.

I nderuar akademik, Z. Mehmet Kraja,

Në këto momente të trishtueshme, të dhimbjes së madhe të humbjes së vajzës suaj, artistes, regjisores e skenaristes, Arzana Krajës, bijës e mbesës së trojeve tona, vendlindjes suaj, bashkëndjejmë dhe jemi pranë jush me zemër e me shpirt. Vdekja e hershme, e papritur, na ka tronditur pa masë të gjithë ne shqiptarëve dhe është një humbje e pakompansueshme për familjen, shoqërinë artin dhe kulturën tonë.

Me shpresën që durimi juaj të jetë më i fortë se dhimbja e këtyre momenteve, me besimin dhe krenarinë për punën dhe veprat që Arzana ka lënë pas dhe me ndjenjën e bashkëvendasit, ju lutem, në emrin tim personal dhe në emër të antarësisë së Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta.

Me pikëllim dhe respekt,

KRYETARI,

Saubih Mehmeti

By admini