Viti 1966, Tivari vjeter – Ilustrim

Në murale vendosur shumë flamuj
i imi pse s’është aty?
U thash troç
flamurin tim s’e hiqni dot
nga bedenat e kalasë.

Ai është skalitur në gurë
në shtizën mijëvjevjeçare
ngulur thellë në tokën tonë.

Do dalë shpejt në sipërfaqe
e murali do buzëqesh
si dikur moti me ngjyra
që ia fali Zoti.

A thua Tivar as sot
në shekullin e ri
të është errësua shikimi
e s’shikon dot më larg
se majtë e gishtrinjëve
të këmbëve tua.

Ali Gjeçbritaj
Tivar, më 30.06.2019

By admini