Gjeka-lamezheviqNjë debat nëpërmes mediave ditët e fundit është zhvilluar në mes anëtarit të kryesisë së partisë Mali Zi Pozitiv nga qyteti i Ulqinit Fuad Lamezheviq dhe të parit të komunës sonë Fatmir Gjeka.

Lamezheviq në një deklarate të tij ka akuzuar kryetarin e tanishëm të komunës për kohën që ai ka qenë drejtor i NP ”Ujësjellësi dhe Kanalizimi” se në rend të parë ka pasur interesin personal dhe jo interesn e punëtoreve të ndërmarrjes.
Punësime partiake para zgjedhjeve, shpenzim të parasë së ndërmarrjes për finansim të fushatës së partisë së tij, janë disa nga akuzat e Lamezheviqit për Gjekën.

Në anën tjetër edhe kryetari i komunës Gjeka i është kundërpërgjigjur Lamezheviqit.
“Kjo nuk është herë e parë që anonimi politik po shpif, por tani më akuzoi mua drejtpërdrejt dhe jam i detyruar që për shkak të opinionit të them se Fatmir Gjeka për 15 vite që është në funksione publike asnjëherë nuk e shkeli ligjin gjë që vërtetohet lehtë. Padia që u ngrit kundër meje u hodh poshtë sepse hetuesit nuk gjetën asgjë të paligjshme në punën e tij, por kjo gjë nuk e intereson anonimi”, ka thënë Gjeka dhe porositi Lamezheviqin që të konkretizojë akuzat, shkruan Vijesti.

“Në të kundërt, do të ja jap mundësinë që pohimet e tija të pa baza ti vërtetojë në gjykatë. Aty do të shohim kush flet të vërtetën dhe kush do të mbes pastaj edhe pa 50 vota të cilat i ka”, përfundojë Gjeka.

By admini