Mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit e thirrur për të hënën po pritet me interesim shumë të madh nga qytetarët e Ulqinit.

Pika e rendit të ditës që ka të bëjë me Propozim Vendimin për shitjen e tokës në pronësi të Komunës së Ulqinit ku rreth 8000m2 tokë në pjesën më të atraktive të qytetit do ti kalohej në pronësi qeverisë republikane duket se do ”ti lodhë” këshilltarët e Kuvendit të Ulqinit, shkruan Ulqini Online.

Deklaratat e krerëve komunal se në atë pjesë nuk ka rrezik për ndërtime duket se bien ndesh me disa fakte të paraqitur nga Iniciativa qytetare për mbrojtjen e Pyllit të pishave.

Nga disa foto të postuara nga ky grup shihet një vendim i qeverisë i datës 12 shtator 2019 ku për këtë zonë është përpunuar plani detal urbanistik në të cilën pjesë është paraparë ndërtimi i hoteleve dhe vilave të kategorisë së lartë.

Mbledhja e Kuvendit komunal do të mbahet më 28.10.2019 më fillim në orën 11:00 në Sallën e Madhe të Kuvendit të Komunës së Ulqinit.

By admini