Mali i Rumisë, i lartë 1593 metra, është njëri ndër malet më të larta në Mal të Zi dhe më i larti që e ndan Detin Adriatik me Liqenin e Shkodrës. 
Rumia për banorët e Krajës është një vend i shenjtë. Maja e Rumisë ka qenë me shekuj vend takim i njerzëve të kombësive dhe konfesioneve të ndryshme. Janë shoqëruar, kanë luajtur lojëra popullore, siç janë hedhja e gurit nga krahu, kërcime të ndryshme dhe shumë lojra popullore të këtyre trojeve. Të gjithë i janë gëzuar lindjes së diellit në agimin e kthjelltë. I janë gëzuar rrezes së parë të diellit, ngrohtësisë njerëzore, vegimit të agut veror. Atë kënaqësi e kanë ndier të gjithë.

Njerëzit nga këto anë me shekuj kan dalur në majën e Rumisë dhe atje kanë marrë me vete nga një gurë, sipas traditës, që bjeshka të bëhet më e lartë. Me qindra metra kub gurë janë grumbulluar në majë të bjeshkës. Panorama qe te ofron maja e Rumise eshte magjepse ku shifet nga njëra anë Kraja, Liqeni i Shkodrës dhe në horizont Shkodra dhe Podgorica, ndërsa nga ana tjetër Deti Adriatik dhe Tivari.

Projekti ”Të lexojmë shqip” është përkrahur nga Fondi për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të pakicave në Mal të Zi.

By admini