
Data 26 gusht 1990 mund të merret si datë e themelimit të subjektit të parë politik shqiptarë në mesin e shqiptarëve në Mal të Zi. E gjitha kjo mund të thuhet kështu pasi nga një mbledhje e mbajtur në Kodra të Ulqinit, në shtëpinë e Muho Kurtit nga Sukubina – Ulqin, u deklarua se u formua Lidhjen Demokratike. Themelimi zyrtar u Lidhjes demokratike në Mal të Zi ndodhi me 9 shtator 1990 në Tuz.
Po ku gjendet sot Muho Kurti, entuziasti i dikurshëm dhe i sotshëm?
Siç shkruan Ulqini Online, Muho Kurti sot jeton në vendlindjen e tij në Sukubinë ku me nderë e mund ngriti një fermë të vogël të bagëtive. Me këtë rast, kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu ka vizituar familjen Kurti në Sukubinë dhe për këtë vizitë ka postua disa fjali.
Sot realizova një vizitë në familjen Kurti në Sukubinë, komuna e Ulqinit.
Familja e Muho Kurtit një familje model, me traditë dhe puntore.
U befasova me vullnetin dhe energjinë pozitive të kësaj familje, të cilët kishin ndërtuar një fermë të vogel, model të ekonomisë familjare, një shembull konkret se me punë dhe vetem me punë mundë të ja dalesh edhe atëher kur situata e përgjithshme nuk është në favorin tënd dhe trendi i përgjithshëm është shpërngulja dhe emigrimi.
Komuna e Ulqinit ka kushtet më optimale në të gjithë Malin e Zi për zhvillimin e bujqësisë.
Ne duhet të angazhohemi të gjithë së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin që të kalojmë këto momente tranzicioni dhe pa dyshim se kushte më të mira do të vijnë, për të gjithë ata që e duan punën, me integrimin e plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Familja e Muho Kurtit është një shembull model që duhet ndjekur edhe nga shumë familje tjera. Ne si shqiptar duhet të rezistojmë, të punojmë fort dhe të mos i braktisim trojet tona shekullore dhe kam besim të plotë se do të ja dalim.
Falenderoj familjen Kurti për mikpritjen.