Në kuadër të aktiviteteve për mbrotjen e Kripores së Ulqinit dhe shpalljes së saj si park natyror parashihet që në atë zonë të mos ketë gjueti. Për këtë ndalesë sot dy OJQ-të lokale, OJQ “Shepka” dhe OJQ “Pelikani“ ka inicuar një peticion.

Poashtu këtë peticion e përkrah edhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rritjen dhe kultivimin e egërsirave z. Ajet Zaga. Kumtesen e plorë të z. Zaga mund ta lexoni më poshtë.

APEL QYTETARËVE PËR NËNSHKRIMIN E PETICIONIT PËR MBROJTJEN E TRADITËS SË GJUETISË

Përshëndes dhe mbështes inciativën e dy shoqatave të gjuetisë,OJQ “Shepka” dhe OJQ “Pelikani“, për peticionin që kanë nisur për mbrojtjen e Kripores së re edhe si zonë gjuetie, pasi që kjohapësirë parashihet që të ndalohet për këtë aktivitet.

Dua të sqaroj opinionin e gjerë se gjuetarët e Ulqinit janë përmbrojtjen, revitalizimin dhe funksionimin e Kripores në dobi tëqytetarëve. Kjo iniciativë e tyre nuk është kundër shpalljes së Kripores park natyror, por bëhet me qëllim për të ruajtur traditëne kahmotshme të sportit të gjuetisë, që është mjaft i dëshiruaredhe sot dhe trashëgohet brez pas brezi. Ky sport ështëjashtëzakonisht i domosdoshëm për qytetin tonë sepsekontribuon në mënjanimin e disa veseve që janë shumëproblematike për rininë e qytetit tonë duke i orientuar ata drejtnjë aktiviteti në dobi të tyre.

Me këtë rast, dua të apeloj dhe t’i ftoj të gjithë qytetarët që tëbëhen pjesë e këtij peticioni duke dëshmuar se ne jemi qytetarëtë lirë që dimë të mbrojmë traditën tonë dhe t’i menaxhojmëmjediset tona ashtu siç duhet, e jo siç duan disa grupe apo individë nga Podgorica apo qytetet tjera, të cilët nuk kanë tëbëjnë fare me Kriporen e Ulqinit, por atë e shohin dhe e shfrytëzojnë vetëm për përfitime personale!

By admini