Në Ulqin qëndroi Delegacioni i grupit të miqësisë së Kuvendit të madh popullor të Republikës së Turqisë me Malin e Zi

Delegacioni Turqisë i kryesuar nga Erol Kavunxhu në përcjelljen e Nënkryetarit të Parlamentit Genci Nimanbegu, Ambasadores së Turqisë në Mal të Zi Songul Ozan dhe Koordinatorit të TIK-ës Mehmed Unal u pritën nga Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq dhe bashkëpunëtorët e tij.

Nrekiq duke i dëshiruar mirëseardhje vlerësoi lartë marëdhënijet ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë si dy vende mike, anëtare të NATO-s. Ai veçoi bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe lidhjet e përgjithshme bilaterale. Kryetari i Ulqinit nënvizoi bashkëpunimin me Ambasadën e Turqisë ,TIKË-n dhe theks të veçantë i kushtoi interesimit të investitorëve nga Turqia për të investuar në Ulqin, mësohet nga Komuna e Ulqinit, transmeton Ulqini Online.

Vlerësime të njëjta bëri dhe Erol Kavunxhu e sipas tij duhet punuar që këto marëdhënije të avancohen edhe mëtej. Ai paralajmëroi se në muajin tetor Ambasada e Turqisë në Podgoricë në bashkëpunim me disa Ministri është duke përgatitur një takim të nivelit të lartë të të dy palëve për ti dhënë shtytje dhe më të mëdha, investimeve turke në Mal të Zi.

Kordinatori i TIKË-s Mehmed Unal, u shpreh i gatshëm që TIKA të kyçet në projektet infrastrukturore të komunës tonë .Ndërkaq nënkryetari i parlamentit Genci Nimanbegu në cilësinë e nikoqirit shprehu kënaqesi që delegacioni vizitoi Ulqinin dhe siç u shpreh bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të avancohet gjithnjë e më shumë.

By admini