OJQ Hapi i gjelbër dhe OJQ Green Life në kuadër të projektit “Liqeni i Shasit burim i pa prekur i Ulqinit” organizuan trajnim për antarët e dy organizatave me qëllim të forcimit të kapaciteteve të organizatave si dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
Trajnimi për punën në ekip u mbajt më 11 dhe 12 shtator 2019 në Restorant Shasi pranë Liqenit të Shasit dhe pjesëmarrës të trajnimit ishin përfaqësues të të dy organizatave. Projekti synon ta rikthejë Liqenin e Shasit në fokusin e interesit publik, si Ulqinin, ashtu edhe tërë Malin e Zi, në atë që po bëhet aktualisht për të analizuar politikat, mangësitë dhe nevojat në lidhje me efikasitetin e menaxhimit të Liqenit të Shasit që do të paraqiten në periudhën në vijim.
Implementimi i projektit zgjat gjashtë muaj dhe është mbështetur financiarisht nga FAKT përmes programit De facto të zhvillimit, i financuar nga Bashkimi Evropian përmes Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi përmes programit IPA 2016 Instrumenti të Shoqërisë Civile, dhe bashkëfinancohet nga Ministria e Administratës Publike.

Për çdo informacion shtesë, ju lutem mos ngurroni të na kontaktoni në adresat më poshtë.