Një mbrëmje të paharruar dhuruan grupi Break of Reality i cili konsiderohet si një nga ansamblet më të mira botërore të muzikës alt(ernativo)-klasike.
Në Kalanë e Ulqinit në prani të një numri rekord të muzikës të adhuruesve të muzikës klasike dhe asaj rrok grupi i njohur ndezi publikun pothuajse më të gjitha interpretimet por që pika kulmore ishte interpretimi instrumental i këngës “Vajta, kalova, gjithë Kalabrinë”, shkruan Ulqini Online.
Në përzgjedhjen e këtoj grupi dhe prezencën e tyre në Ulqin ka ndihmuar Ambasada amerikane në Mal të Zi.
Grupi Break of Reality dallohet për tingullin rock të violinçelit, ka bërë bashkë dëgjues të muzikës klasike, dhe ato të muzikës rrok. Në vitin 2015, anëtarët e Break of Reality u emëruan ambasadorë të muzikës nga Departamenti i Shtetit i SHBA.
Krijuar në vitin 2003 në shkollën Eastman të Muzikës në Rochester, NY, Break of Reality ka arritë miliona dëgjues përmes platformave si Spotify dhe Pandora Radio, dhe interpretimi i tyre në kolonën zanore të filmit Game of Thrones ka patur mbi 20 milion shikime në YouTube. Grupi ka publikuar katër albume të plota, përfshirë The Sound Between (2006), Spectrum of Sky (2009), Covers (2012) dhe Ten (2014).
Gjithashtu grupi i është përkushtuar iniciativave të ndryshme të edukimit nëpërmjet muzikës. Ai ka vizituar qindra shkolla publike në mbarë botën, duke performuar së bashku me studentët e muzikës dhe duke i inkurajuar ata të improvizojnë me instrumentet e tyre klasike.