Ministria e punëve të brendshme të Malit të Zi do ti njoftojë qytetarët përmes mesazheve telefonike për mbajtjen e zgjedhjeve dhe në cilin vendvotim do të votojnë, parashihet me ndryshimet e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve.
Ndryshimet ligjore i ka propozuar qeveria, kurse nesër për këto ndryshime do të diskutojnë anëtarët e këshillit për sistemin politikë legjislaturë dhe administratë. Zgjidhja e re, siç është arsyetuar është më e lirë dhe do të realizojë kursim në buxhetin e Malit të Zi, kurse zgjedhësit në mënyrë bashkëkohore dhe më të shpejtë do të informohen për çështjet me rëndësi në realizimin e të drejtës së vetë zgjedhore, transmeton rtcg.
Anëtarët e Këshillit do të deklarohen edhe për ndryshimet e propozuara të ligjit për regjistrin zgjedhor dhe për regjistrat e vendbanimeve të zgjedhësve.