Rrëth paralajmërimit së si opsion për të dalur nga kriza Komuna e Ulqinit mëndon të shës tokë, reagimet në rrjetat sociale ishin të mënjëhershmë.
”Shtëpi – sa më mbulu kryt, tokë – sa të shohin sytë”, ky ishtë reagimi që na la më së shumti përshtypje. Më siguri kjo është një fjalë popullore e zonës sonë por që pasqyron një opinion shumë origjinal dhe tregon vlerën që bart pronësia mbi tokën, shkruan Ulqini Online.
Opinionet rrëth mundësisë së shitjës së tokës nga ana e Komunës së Ulqinit janë pothuajsë të gjitha kundër duke dhënë edhe opcione më racionale. Një ndër mëndimet ishte edhe ai i dhënies më qira të tokës por që në fund pronar i tokës të mbesë Komuna e Ulqinit.