Të gjithë e kujtojmë personazhin e “Colit” në filmin e njohur shqiptar “Debatik”. Ditën e sotme për fat të keq aktori, i cili ka interpretuar këtë rol të dashur ka ndërruar jetë.
Bëhet fjalë për aktorin Shpëtim Zani, i cili mësohet se është ndarë nga jeta si pasojë e një ataku kardiak, shkruan opiniontv.
Zani luajti vetëm rolin e “Colit” gjatë jetës së tij, por duket se ky rol mjaftoi për t’a përjetësuar kujtimin e tij tek publiku.
Ai mundi të performonte krahë emrave të njohur të filmit shqiptar si Sulejman Pitarka, Roland Trebicka etj.
Coli me rolin e tij ka lënë mbresa të pashlyeshme edhe në mesin e shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi.