Nga Musa Pali

Më 12.08.2019 në lokalet e Hotel Mediteranit në prani të figurave politike të kulturës tê artit   dhe  lexuesëve të shumtë të librit u promovua libri i publicistit, intelektualit dhe aktivistit tê palodhur anamalas, që jeton dhe vepron në SHBA z.Xheladin Zeneli  “SHQIPTARÊT NÊ MAL TÊ ZI ~POPULL I RREZIKUAR”

Xheladin Zeneli u lind nê Anë të Malit [Komuna e Ulqinit], në vitin 1962. Shkollën fillore e kreu në vendlindje kurse atë të mesme nê Ulqin. Studimet e larta për Turizëm dhe Hoteleri I përfundoi në univerzitetin e Sarajevës. Pas rënies së sistemit monist zgjidhet deputeti i parë nga Ana e Malit në zgjedhjet e para plurariste që u mbajtën më 9.12.1990.
Në vitin 1991 emigron në SHBA dhe që nga ajo kohë është  angazhuar në veprimtarinë  e disa organizatave të diasporës shqiptare. Xheladin Zeneli është ndër themeluesit e Shoqatës “Ana e Malit” që vepron në New Yuork dhe kryetar I saj në dy mandate.


Ka bashkëpunuar  me organizatën lobiste Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane lidhur me ndërkomtarizimin e çështjes shqiptare në Mal të Zi. Ka qenë në cilësinë e anëtarit të delegacionit të kësaj organizate qê vizitoi trevat shqiptare në Mal të Zi  në vitin 2003. Ky delegacin ka realizuar mbledhjen e fakteve lidhur me gjendjen e shqiptarëve që jetojnë nê Mal tê Zi dhe I cili ishte I udhëhequr nga kongresisti amerikan Tom Lantos.
Xheladin Zeneli ka marrur pjesë me prezantime dhe kumtesa që kanê tê bëjnë me çështjen e shqiptarëve në Mal tê Zi në tubime e simpoziueme që janê organizuar në komunitetin shqiptar nê SHBA.
“Shqiptarêt në Mal të Zi popull i rrezikuar “  është libri i dytë i Zheladin Zenelit. Merret me shkrime publicistike dhe në vitin 2011 botoi librin e parê « Diaspora dhe Vendlindja ».

Të hënën përurohet libri “Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar” të autorit Xheladin Zeneli

Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar këto ditë librin “Shqiptarët në Mal të Zi – popull i rrezikuar” të autorit Xheladin Zeneli.

Përurimi i librit do të bëhet të hënën, më 12 gusht 2019, ora 20.00, në sallën e konferencave të Hotelit “Mediteran” – Ulqin.    

By admini