Në Mal të Zi prej nesër do të jetë e ndaluar pirja e duhanit në ambiente të mbyllura, sepse atëherë hyn në fuqi ligji i ri për kufizimin e produkteve të duhanit. Ligji rreptësisht ndalon përdorimin e produkteve të duhanit në ambiente të mbyllura, përveç kazinove, përcjellin mediat malazeze, transmeton Ulqini Online.
Ata që shkelin këtë ligj rrezikojnë të paguajnë dënimin edhe deri në 20 mijë euro.