Nga Beqir SINA- New York 

NEW YORK CITY: Ish-vajza e parë , e çiftit presidencial Chelsea Clinton 39-vjeçare dhe burri i saj, Marc Mezvinsky, sollën në jetë, edhe një djalë tjetër, duke u bërë kështu me tre fëmijë, dhe,  u bërë lajm në rrjetin social – duke thyer dhe ndjekjen e lajmeve në Twitter dhe Facebook.
“Këtë mëngjes ne mirëpritëm djalin tonë, Jasper Klinton Mezvinsky,” lexohet në tweet, të ketë shkruajtur çifti Clinton – duke shtuar : “Ne jemi të tejmbushur me dashuri dhe mirënjohje Falemnderit Zotit! dhe,  nuk mund të presim t’i bëjmë së bashku tre fëmijët tanë, motrën dhe vëllain e tij të madh.”.

Jasperi i vogel tani i është bashkuar motrës së madhe Charlotte, e cila është 4 vjeçe, dhe vëllait Aidan, 3 vjeçar, shkruan shtypi amerikan.
Chelsea Klinton – njoftoi shtatëzëninë në janar, duke ndarë gëzimin e tyre për të treguar se  ata ishin çifti më i lumtur për të u bërë një familje e madhe këtë verë.

Ajo më pas iu përgjigj një fansi, duke thënë se prindërit e saj, Bill dhe Hillary Clinton, ishin të lumtur për tu bërë gjyshër për së treti me një foshnje tjetër.

Klinton foli për ET në vitin 2016 për mënyrën sesi nëna e saj (Hillary) kishte ndikuar shumë në prindërimin e saj.

By admini