Ilustrim: Valdanosi

Deputeti shqiptar nga koalicioni ”Shqiptarët të vendosur” Genci Nimanbegu ka pyetur Kryeministrin e Qeverisë së Malit te Zi z. Markoviq rreth pronës të pakthyer në Valdanos, shkruan Ulqini Online.

”Kryeministrin e Qeverisë së Malit te Zi z. Markoviq e pyeta rreth pronës, ende të pakthyer të Valdanosit, Ulishtës prej rreth 18,000 rrënjë ullinj të cilët e marr padrejtësisht në 1978 ka mbet ende e papunuar dhe dita ditës prishet dhe shkatérrohet.
Kthimimi pronës eshte nje detyrim i joni ndaj qytetarve dhe nuk do te ndalemi nga kjo kerkese deri te realizimi i saj”, kështu shkruan në rrjetin social fb z. Nimanbegu për pyetjen e bërë kryeministrit Markoviq.
.
Duke u përgjigjur në këtë pyetje Markoviq deklaroi për ndërtime të paligjshme në këtë zonë.
“Më duhet të them faktin se vetëm në prill të këtij viti janë identifikuar 15 persona që kishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme ose ishin duke ndërtuar në ullishtë. Këto janë shtëpi të ndryshme, eko-fshatra, kampe – çdo gjë që tani është e ndaluar në atë vend dhe të cilën e ka kundërshtuar edhe komunitetin lokal”, deklaroi Markoviq ndër të tjera në përgjigjen e tij.

Ai shpreh shqetsimin se për të ndaluar të gjithë këtë mungon mbështetja nga qeveria lokale.
”Nëse jemi së bashku në këtë detyrë, atherë të marrin dhe të përjigjemi për detyrimet tona”, shtoi Markoviq.

Ai poashtu shtoi se nuk mundemi që në njërën anë të bien dakord për mbrojtjen e kësaj zone, simbol të Ulqinit e në anën tjetër në mënyrë të paligjshme të ndërtojmë objekte për biznes, interesa pronësore apo rehati personale.

By admini