Gjersa banoret e Ulqinit dhe Anës së Malit vazhdojnë të braktisin vendet e tyre të lindjes, një fenomen tjetër po ndodh në këtë qytet bregdetar. Në Shtoj të Ulqinit vazhdon në mënyrë masive ndërtimi i shtëpive dhe apartmaneve nga qytetarë që vinë nga viset tjera të Malit të Zi, kryesisht nga veriu.
Qytetari Gzim Nikeziqi sot në një reagim të tij për emigrimin e shqiptarëve nga këto treva faj të madh i lë edhe politikës e sidomos udhëheqjes komunale të Ulqini.
”Po si s’kajnë per te hikur kur te huajt dita dites po vijn ne Ulqin edhe po ja hjekin ulqinakëve edhe biznisat nga dora se komuna jonë po jau lehteson ardhjen e te hujve. 70% e shtëpive të Ulqinit ma se 15 vjet as nuk i kanë pa ma turistat se po i përpin Shtoji nëpër ne apartmanet e ardhacakve qe kanë ngrit objekte hotelijere pa asnji leje”, shkruan ndër të tjera Gzim Nikeziqi, transmeton Ulqini Online.
Qytetarët nga Ulqini të cilët mundohet që të jenë korekt me ligjin në këtë pikë mbeten të diskriminuar dhe pa pasur mundësi investimi duke ditur që pjesa më e madhe e zonave janë të pa plane urbanistike. Në Shtoj edhe pse ka bum ndërtimesh, pothuajse të gjitha pa leje, kaosi urbanistik është i larte pasi në atë zonë mungon edhe ujësjellësi dhe kanalizimi. Komuna e Ulqinit në këtë zonë duket se është dorëzuar.