Gjekë Gjonaj

Në vazhdimin e sotëm të mbledhjes  së Kuvendit të Komunës së Ulqinit, e cila ka filluar punën javën e kaluar ,  u diskutua për  informatën e kryetarit të Komunës Loro Nrekiq për rastin  e njohur si K1. Në debat morën pjesë disa këshilltarë  të cilët pa mëdyshje shprehën moskënaqësinë dhe shqetësimin e tyre pas vendimit përfundimtar e fuqiplotë  të Gjykatës Supreme , në bazë të cilit Komuna e Ulqinit duhet t’i paguej firmës “ Rekreaturs”  nga Budva,   6.2 milionë euro. Këshilltarët nga radhët e shumicës dhe të pakicës  këtë vendim të Gjykatës Supreme të Malit të Zi  e cilësuan të dëmshëm  me pasoja tepër të rënda ekonomike jo vetëm për vetëqeverisjen lokale, por edhe për ndërmarrjet publike themelues i të cilave është komuna, për subjektet e  këtushme  ekonomike  dhe për qytetarët e  kësaj komunë.  

Shumica e këshilltarëve në debatë  vlerësuan  se nëse së shpejti nuk gjindet një zgjidhje fatlume dhe e qëndrushme  mes  Komunës së Ulqinit, Minsitrisë së Financave dhe Qeverisë së Malit të Zi vetëqeverisja  vendore do të paralizohet plotësisht dhe dyerëve të komunës mund t’u vihet çelësi.  Ata pohuan se tani ndodhen para aktit të kryer dhe shtuan se  janë të vetëdijshëm se  borxhin duhet paguar, edhe pse siç thanë ata, komuna nuk ka asnjë faj për këtë.  U dëgjuan edhe deklarata  të tilla se Komuna e Ulqinit  është okupuar, se shteti na dha Komunën e Tuzit dhe na mori Komunën e Ulqinit , në kuptimin ekonomik, se bashkëpjesëmarrës në shkatërrimin e Ulqinit janë edhe subjektet nacionale shqiptare,  se rasti K1 është  një sëmundje kronike e pashërueshme etj.

Nga ana tjetër një numër simbolik i përfaqëseusve të popullit  nuk u pajtuan me pohimet e përmendura të kolegëve të tyre. Sipas tyre  shteti as nuk na ka dhënë as nuk na ka marrë gjë, pasi dihet  mirëfilli se si funksionon ai.  Konstatuan se nëse është dashur t’i vihet “dryni” Komunës së Ulqinit momenti më i përshatshëm dhe më i duhur për këtë ka qenë  kur ka filluar  ky proces gjyqësor, në kohën kur në pushtet ka qenë Partia Demokratike me  anëtarët e vet të koalicionit. Nuk munguan edhe akuzat e ndërsjellta mes këshilltarëve  se kush kujdeset  më shumë e e kush më pak  për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në parlamentin e Ulqinit, se kush është  më  patriot e kush ë më nacionalist mes këshilltarëve shqiptarëve,  se kush  është më euforik kur përmenden  partitë shqiptare, e  polemika të tjera që nuk ishin pjesë e temës shumë me peshë për të gjithë qytetarët e Komunës së Ulqinit.  Në monetin e këtij raportimi kryetari i Kuvendit dr.Ilir Çapuni shpalli puishim njëorësh të kësaj seancë    

By admini