Ibrahim Cena në një ndeshje të reprezentacionit të Malit të Zi

Quhet Ibrahim Cena dhe është 18 vjeçar. Jeton në Tivar por origjina e familjes së tij është nga Ftjani i Krajës.

Në ndeshjen finale të plejoff-it të ligës së Malit të Zi ndërmjet Buduqnostit, ekipit që luajti në euroligë këtë vit, dhe Mornarit ra në sy paraqitja e të riut Ibrahim Cena. Vet prezenca e të riut Cena në një ndeshje ku luanin hiç me pak se dy ekipet pjesmarrëse të ABA ligës ishte sukses për këtë djalosh të ri, shkruan Ulqini Online.

Nga pesë ndeshje finale sa ishin në kët seri të finales se plejoff-it Cena u paraqit në 3 ndeshje dhe luajti mjaft mirë.

Cena ka edhe disa paraqitje për ekipet e moshave të reprezentacionit të Malit të Zi.

Djaloshi Ibrahim Cena jeton në Tivar së bashku me nënën dhe motrën e vet. Xhaxhai Hysen Cena tregon se Ibrahimi ushtron basketbollin qysh në moshë shumë të vogël dhe tani ka filluar të marrë frytet e punës së madhe të tij. Familjarët e tij e ndjekin Ibrahimin në çdo ndeshje duke e përkrahuar ate.

Pas Samir Shaptafit dhe Halil Kanaqit duket që edhe Ibrahim Cena është duke ecur në të njëjtën rrugë.

By admini