Quhet Bekim Ushaku dhe është me origjinë nga Ulqini, por i lindur në Paris. Prindërit e tij emigruan në Francë gjatë viteve të ’60-ta. Familja e Bekimit u kthye në Prishtinë kur ai dhe motra e tij morën shkollimin fillor e të mesëm, kurse për studimet universitare rikthye në Paris, ku magjistroi në Disenj të Produktit në Creapole -Paris 1.
Një kohë disenjoi produkte në industrinë e urbanizmit, shëndetësisë, veturave, por edhe automjeteve të trafikut urban siç është Iveco (autobusët lokal për tregun evropian) dhe Bombardier (trenat ndërurban për regjionin e Parisit). Bekimi tash disenjon për Groupe Royer për marka të njohura sikurse Umbro, Kickers, Hung dhe Everlast, si dhe asiston në projekte të arkitekturës komerciale. Gjithashtu, ai është profesor në Fakultetin e Disenjit në Paris 1, tash e 12 vjet, dhe anëtar i komisionit për disenj të produktit dhe disenj të transportit për temat e diplomave të nivelit master.
Bekim Ushaku ka specializuar në Design Thinking dhe Storytelling në relacion me lindjen e grupeve të reja shoqërore që japin ide për nevojat e reja për produkte të ndryshme.
Së fundmi z. Ushaku ka vendosur që me njohuritë e tija të kontribojë në Kosovë duke u angazhuar në subjektin politik Levizja Vetevendosje.
Diaspora jonë, aq ma shumë ajo e Ulqinit, Anës së Malit dhe Krajës tashmë është një potencial i fuqishëm intelektual për të cilën duhet gjetur domosdo rrugën e aktivizimit në mënyrë që të kontribojnë për vendin e tyre të lindjes apo vandlindjes së baballarëve të tyre.