Abazoviq në Bundestag

Kryetari i URA-së, Dritan Abazoviq, bisedoi dje në Bundestag me kolegun e tij Manuel Sarrazin nga grupi parlamentar i të gjelbërve të Gjermanisë.

Përveç çështjeve që kanë të bëjnë me integrimin, sundimin e ligjit dhe sistemin politik, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjes së Kripores, saktësisht mbrojtjes së saj dhe rikthimit në funksion, shkruan Ulqini Online.

“Javën e ardhshme, Kryeministri i Malit të Zi do të vijë në Gjermani.  Kolegët e Bundestagut posaçërisht kanë përgatitur pyetje lidhur me mbrojtjen e Kripores së Ulqinit. Janë të njoftuar me situatën dhe në detaje i kam shpjeguar për korrupsionin që bëhet në relacionin Qeveri-Eurofound – Kadastri shtetëror “- tha pas takimit Abazoviq.

Abazoviq i falënderoi të gjithë përfaqësuesit e popullit gjerman për mbështetjen e fortë që ata kanë dhënë për vite përmes deputetëve apo ambasadorëve të Bundestagut, veçanërisht lidhur me çështjen e Kripores.

Siç më njoftuan përfaqësuesit e të Gjelbërve, ato do të vizitojnë Ulqinin në muajt e ardhshëm dhe me këtë rast është paralajmëruar dhe një vizitë në Kripore si dhe në vende të tjera të rëndësishme.

By admini