INTGRIMI I SHQIPTARËVE NË MJEDISIN E SHOQËRISË AMERIKANE, ÇDO DITË E MË SHUMË!
Nga H. Zeneli
Me datën 24 Prill,në Restoranin,”Tesoro D’italia”në Pleasantville N.Y.,në pronsin e një bashkëvendasit tonë nga Trieshi i Malsisë, Pjeter Lucaj, u shtrua një darkë solemne, ku anëtarët e këti qyteti të ashtuquajtur: “Pleasantville Chamber of Commerce” morën shumicën e nominimeve për të votuar “Business person of the Year”, bisnismenin vitit, ku qyteti është i populluar diku me rreth 8000 banor.
Me mburrje e themi se shqiptarët çdo ditë e më shumë po tregohën të suksesëshëm në fushën e bisnesit ,por edhe si kontribues dhe shembull në mjediset ku ata jetojnë. Andaj me plotë merita edhe kësajë rradhe në këtë qytet u votua, Sulejman Pali-Paul,një shqiptar që ka migruar nga Krytha e Anes Malit- Ulqin, si bisnismeni më i mirë i vitit.
Tashti Paul për shumicën edhe i njohur si një ndër purukierët e njohur të qytetit të New Yorkut por edhe më gjërë,i cili është edhe prodhues i produkteve personale të kozmetikës.Paul është pronar i dy llojeve të bisnesit në adresën:10-12, Marble Avenue në Pleasantville me emrin”Eurospa- Salo dhe”Flights Wine & Whiskey Bar”,ku këtë të dytin e manexhon djali i ti Davidi,i cili në këtë restauran-Wine&Whiskey Bar,David zbatoi një koncept të veçant inovativ,ku për suksesin e tyre kanë shkruar disa nga kritikët më të mirë të vendit.Majori i këti qyteti Peter Scherer,foli në këtë mbrëmje për kontributin e dhënë në këtë qytet të familjes Pali,duke cituar se:”Paul,ka lindur në ish Jugosllavi,i cili është detyruar të largohët në një moshë shumë të re,së pari në Itali,ku atje qëndrojë disa vite.Kreativiteti i ti që mos ta humbi kohën kot,ai në Itali mësojë zanatin e parukierit.Në vitin 1985 ati i ju dha e drejta të kalojë në Amerikë,ku ai u vëndos në qytetin e Bronx-New Jork,i cili pas pak kohësh hapi edhe bisnesin e ti.Poashtu grueja e ti Esma,ku falë aftësisë dhe punës së sajë,ajo ka doktorruar në fushën e medicinës,dhe sot është profesoresh në Pace University-Pleasantville N.Y.Kanë një vajzë dhe një djal,Sofi dhe Davidi,që te dy kanë mbaruar fakultetin”.Paul në këtë darkë u dekorua me 3 shpërblime të q etetit,dhe u promovua si shembulli më i mirë për ta ndjekur të tjerët.
Prill/2019