Të dielen pasdreke ekipi i Otrant Olimpikut nga Ulqini në kuadër të xhiros së XXIX të ligës sës dytë të Malit të Zi luajti kundër ekipit të fundit në tabelen e klasifikimit, ekipit të Beranës.
Edhe përkundër faktit se ekipi mysafir kishte ardhur në Ulqin vetëm për të kryer ndeshjen e radhsë pasi tashmë ata kanë zbritur në një kategori më posht, ndodhi befasia e madhe. Ekipi i Otrantit arriti të humbasë ndeshjen me rezultatin 3:1 kundër mysafirëve nga Berana.
Me këtë humbje Otranti Otranti largohet edhe më shumë objektiviti të tij, pozitat 2 dge 3 në tabelen e klasifikimit, pozita që të çojnë në balotazh për ligën e para malazeze.
Shikuesit e Otrantit që e përcjellin ekipin e tyre, brenda dhe jashte, gjatë ndeshjes shprehnin pakënaqësitë e thella me lojën e në fund edhe me rezultatin. Me te drejtë, disa nga to, në fund të ndeshjes pyetnin: çka po ndodh me Otrantin?