Për të pestin vit me radhë Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini organizoi aktivitetin sportivo – rekreativo – turistik ”Me biçikletë në Shkodër”.
Nën pjesmarrjen e një numri mbi 40 veta, ra në sy pjesmarrja e më të vogles, 9 vjeçares Fiorentina Markashi. Tina nën praninë e babait të saj arriti me sukses ta përballoj rrugën prej 102 km nga Ulqini deri në Shkodër dhe Shirokë dhe anasjellatas. Tina kësaj radhe ishte fituesja i vertetë e këtij turi rekretativo sportiv.
Këtë vit në raealzimin e këtij aktiviteti ndihmuan Organizata turisike e Ulqinit kurse Piceria Papillon përgaditi për të gjithë pjesmarrësit mëngjesin. Aktiviteti ”Me biçikletë në Shkodër” përfundoi më së miri.
Për të parë fotografitë nga aktiviteti KLIKONI KËTU.