Ilustrim

Dënoj më së ashpri dhe me indinjatë të thellë aktet fashiste ndaj familjes së Igor Tomkiqit nga Berana, faji i vetëm i të cilëve është përkatësia e tyre kombëtare – kroate. Ne si përfaqësues të popujve pakicë në Mal të Zi ndjejmë edhe më thellë çdo akt diskriminimi, e posaçërisht aktet e dhunës barbare kundër jetës dhe pronës, që përkujtojnë dukshëm fantazmat e viteve të nëntëdhjeta, për të cilat thellë në shpirt kemi besuar se më në fund i kemi tejkaluar, kështu thuhet në një reagim të Genci Nimanbegut, deputet nga radhët e koalicionit »Shqiptarët të vendosur” FORCA, UDSH dhe ASH, transmeton Ulqini Online.

Pres nga të gjitha organet kompetente shtetërore të jenë në lartësinë e detyrës së tyre dhe të mbrojnë atë për të cilën angazhohemi dhe propagandojmë si shoqëri. Njëkohësisht përkujtoj se pikërisht fal pakicave në Mal të Zi dhe largpamësisë e tolerancës së tyre, Mali i Zi është bërë ai që është sot, gjegjësisht që jemi të bindur dhe besojmë se është ardhmëria jo vetëm e shtetit të Malit të Zi, por edhe krejt rajonit tonë, ende të lëndueshëm, vazdhon reagimi.

Si përfaqësues  i koalicionit Shqiptarët të vendosur, e para së gjithash si njeri, gjithmonë kam qenë dhe i tillë do të mbetem, në anën e të drejtës dhe kundër çfarëdo dhune, ngado të vijë ajo, pavarësisht se kush është nismëtari, urdhërdhënësi apo organizatori i saj. Në këtë rast mbështetja ime e pa rezervë është në anën e familjes Tomkiq, përfundn reagimi i Nimanbegut.

By admini