Ilustrim: Nga Kuvendi i Ulqinit

Koalicioni qeverisës në Komunën e Ulqinit përbëhet nga plot 8 subjekte politike nga; DPS, Forca, Partia Demokratike së bashku më LD në MZ dhe Lëvizja Perspektiva, Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialdemokratet dhe Partia Boshnjake me gjisthsej 30 këshilltarë nga 33 sa janë gjithsej. Ky është një rast unik që një komunë në Mal të Zi të qeveriset nga një numër kaq i madh i subjekteve politke dhe këshilltarëve krahasuar me numrin e përgjithshëm të tyre në tërësi, shkruan Ulqini Online.

Por edhe në këtë situatë luksi për një qeverisje normale dhe të suskeshme qyteti i Ulqinit nuk po shikon përmirësim të gjendjes në të mirë të qytetit dhe qytetarëve.

Duket se në qeverisjen lokale të Ulqinit kanë filluar edhe pakënaqësitë e para, e gjitha kjo mund të nënkuptohet edhe nga paraqitjet publike të krerëve më të lartë të Komunës së Ulqinit. I pari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq për tvteuta edhe deklaroi se koalicioni funksion por që duhet të ekzisojë një amortizues brenda tij duke treguar hapur edhe për përplasje brenda koalicionit.
”Është koalicion i përdhunuar”, shprehet Nrekiqi duke akuzuar hapur partneret e koalicionit të cilët sipas tij janë aty vetëm për punë të posteve.

Nrekiq nuk tregon se nga cili subjekt është përdhunuar koalicioni.

By admini