Sot, kryetari i komunës Loro Nrekiq priti anëtarët e udhëheqsisë së Klubit të karatesë Ulqini. Me këtë rast ata i ndanë mirënjohje të vecantë kryetarit Nrekiq, për sic thuhet në motivacion për angazhim ndër vite në krye të këtij ekipi i cili për pjesëmarrje të suksesshme është lançuar me çmime, kupa dhe diploma në kampionate dhe gara të shumta.
Kryetari Nrekiq, falenderoi udheheqësinë e klubit dhe u zotua që komuna e Ulqinit do të vazhdojë të përkrahë ekipet sportive dhe zhvillimin e sportit në komunën tonë.