Të punësuarit në qytetin e Ulqinit dhe Petnjicës kanë pagat mesatare më të ulëta në Mal të Zi, këto janë të dhënat e Institutit pët statistikë Monstat.
Në të kundërtën e kësaj, të punësuarit në Tivat dhe Zabljak morën pagën mesatare më të lartë pa taksa dhe kontribute për muajin janar, shkruan Ulqini Online.
Pagën mesatare për të punësuarit në Tivat janar arriti në 672 euro kurse në Zhablak paga ishte 552 euro.
Qytet tjera për këtë muaj kishin paga si vijon: Plevla 538 euro, Podgorica 535, Tivari dhe Mojkovci 524, Andrijevica 467, Berane 475, Bijelo Pole 426, Budva 498, Cetinje 503, Danilovgrad 454, Herceg Novi 421, Kolasin 496, Kotor 494, Niksic 494, Petnjici 396, Plav 501, Plluzhianë, 477, Rozhajë 469, Shavnik 470, Ulqini 418 dhe Petnjica 396 euro.
Paga mesatare në janar ishte 513 euro dhe nga kjo mund të shikohet se të punësuarit në qytetin e Ulqinit kanë pagën shumë më të ulët se mesatarja në nivel shteti.