Shoqata ”PROMUL” nga Ulqini për të pestin vit me radhë me 07.04.2019, do të organizojë aktivitetin e përvitshëm sportivo – rekreativ – turistik ”Me biçikletë në Shkodër”. Edhe këtë vit ky aktivitet përkon edhe me Ditën e Ulqinit dhe në këtë mënyrë shoqata jonë dëshiron të kontribojë me një aktivitet më shumë për nder të kësaj feste, kështu mësohet nga Shoqata ”PROMUL”.
Rruga Ulqin – Shkodër është e gjatë 40km (80km në dy dejtime) dhe shkalla e vështirësisë mund të themi se është ajo e mesme për të gjithë amatorët e çiklizmiz. Nga përvoja e viteve të kaluar koha e nevojshme për të kaluar rrugën në një drejtim është rreth 3 orë duke përfshirë këtu edhe pushimet e shpeshta, kështu tregojnë pjesëmarrësit e viteve të kaluara. Viteve të kaluara pjesmarrës në këtë aktivitet kanë qenë edhe fëmijë të moshës së vogël.
Shoqata ”PROMUL” këtë vit ka menduar edhe për disa surpriza për të gjithë pjesmarrësit e këtij aktiviteti simpatik.
Ditët në vijim do të ju informojmë për detajet e hollësishme të aktivietetit.