Një tjetër trofe për klubin e Taekwondo-së Ulqini
Përgaditur nga Fikret Dushku, prof.
Të shtunën me datë 09.03.2019 në Visoko të Bosnës u mbajtë turneu ndërkombëtarë Bosna Open 2019 në sportin olimpik të Taekwondo-së. Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë 430 garues 35 kluba nga vendet e rajonit. Ekipi nga Ulqini në mesin e 35 klubeve u rëndit i pari në kategorinë e Formave duke fituar kupën e vendit të parë. Ekipi i Ulqinit u paraqit me 20 garues. Suksesi për ekipin e Taekwondo-së Ulqini ishte: gjithësejt 24 medalje, 11 të arta, 5 të argjendit dhe 8 bronzi. Në rënditjen e përgjithshmë Taekwondo Ulqini u rëndit i pari nč diciplinčn e Formave.
Diciplina e Formave:
🥇 Sumeja Bisha, Medina Kanaqeviq, Fiona Kraja, Amrudin Hoxha, Vesa Dervishi, Hana Tivari, Arta Ismailaga, Enes Dushku.
🥈 Bledar Kasmi, Dion Mustafa.
🥉 Enis Kurti, Sara Dervishi, Amell Nuti, Harun Dervishi.
Diciplina e Ndeshjeve:
🥇 Sara
Kraja, Mervana Mucaj, Enis Kurti.
🥈 Harun
Dervishi, Enes Dushku, Amella Nuti,
🥉 Abdullah
Dervishi, Bledar Kasmi, Arta Ismailaga, Merisa Malokraja.
Falenderojmë shumë prindërit e nxënësve për përkrahjen e tyre, si dhe sponsorët të cilët na i hoqën shpenzimet e rrugave: Mastering dhe Llolla Dent.