Në Ulqin me data 7 dhe 8 mars u mbajt Kupa “Panajot Pano”, turne mbarëkombetar i gazetarëve sportiv.

Ky ishte edicioni i dhjetë i këtij turneu dhe këtë radhë u zhvillua në qytetin e Ulqinit. Në këtë turne morën  pjesë mbi 100 gazetarë nga Shqiperia, Kosova, Ulqini, Maqedonia, si dhe Gjermania, shkruan Ulqini Online.

Turneu dhuroi jo pak emocione për të pranishmit e shumtë që e ndoqën prej së afërmi, mes të cilëve kishte personalite të shquara nga  Shkodra, Tirana, Tetova dhe Ulqini.

Fitues i këtij turneu u shpall ekipi i Radio televizionit shqiptar.

Në mbrëmje për të gjithë pjesmarrësit e këtij aktiviteti interesant të llojit të vet u shtrua një darkë në restoranin ”Kallaba” në qytetin e Ulqinit.

Organizator dhe moderator i gjithë kësaj ishte gazetari i mirënjohur shqiptar Defrim Metahasani.

Televizioni TV1 nga Shkodra përë këtë aktivitet ka realizuar një kronikë.

By admini