“Urime 8 Marsi”
Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiqi uron të gjitha gratë, nënat, motrat dhe vajzat me rastin e 8 marsit, Festës së tyre. Në mesazh ndër të tjera thuhet.
“Në këtë ditë të shënuar dëshiroj të përcjell urimet më të përzemërta për të gjitha gratë, nënat e motrat për festën e tyre. Nderim për kontributin Tuaj të gjithanshëm e të vazhdueshëm. Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Ulqinit, dua tua uroj Festën e tetë marsit dhe të riafirmoj, përkushtimet dhe vizionin tonë për avancimin e barazisë gjinore”.