Tuzi mbrëmë – Foto: A.Camaj

Në Komunën e Tuzit të dielen u mbajtën zgjedhjet e para lokale pas fitimit të komunës së plotë vitin e kaluar. Pas daljes së rezultateve të para preliminare rezulton se subjektet politike shqiptare të bashkuara në ”Forumi Shqiptar” të kenë marrë numrin më të madh të votave dhe më këtë edhe numrin më të madh të këshilltarëve në kuvendin e ardhshëm lokal të këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.

Forumi Shqiptar me 16 këshilltarë nga 32 sa ka gjithsej kuvendi komunal i Tuzit do të pyetet në të gjitha rastet për formimin e qeverisë së re lokale në këtë qytet.

E përditshmja malazeze ”Vijesti” jozyrtarisht mëson së në DPS presin që të formohet koalicion i gjërë se bashku me Forumin Shqiptar, Partinë boshnjake dhe Socialdeokratët.

Kujtojmë se numri i këshilltarëve të fituara sipas subjekteve është si vijon: Forumi Shqitar 16 këshilltarë, DPS 10, Partia boshnjake 4, Socialdemokratet 1 dhe Demokratët 1 këshilltar.

Për të formuar shumicën qeverisëse duhen 17 këshilltarë.

By admini