Këto janë rezultatet preliminare:

DPS 2476 vota
SNP 81 vota
Demokratët 236 vota
SD 356 vota
Forumi Shqiptar 3783 vota
Boshnjakët 951 vota

Sipas ketyre rezultateve të siguruara nga malesia.org, subjektet shqiptare kanë mbi 50% të votave të përgjithshme.

Tuz: ”Forumi shqiptar” bindshëm në epërsi

Koalicioni i subjekteve politike shqiptare ”Forumi shqiptar” deri tani udhëheq bindshëm pas numërimit të mbi 60% të votave. Subjektet shqiptare kanë fituar më shumë se 50% të votave.

Nëse trendi do të vazhdojë kështu edhe me pjesen e mbetur, atherë subjektet shqiptare do të formojnë qeverisjen lokale të vetme pa pasur nevojë për koalicione shtesë.

Ora 10: Shifrat e para nga zgjedhjet në Tuz

Deri në ora 10 në zgjedhjet lokale në Tuz kanë dalur në votime 9,4% nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Tuz: Hapen të gjitha vendvotimet

Në Komunën e Tuzit po mbahen zgjedhjet e para lokale pas fitimit të komunës së plotë vitin e kaluar.

Të gjitha vendvotimet janë hapur në ora 7.

Në këto zgjedhje marrin pjesë pesë lista dhe një koalicion (koalicioni i subjekteve politike shqiptare), ndërsa të drejtë vote  kanë 11,904 qytetarë të cilët do të zgjedhin 32 këshilltarë në kuvendin e ardshëm lokal të këtij qyteti, shkruan Ulqini Online.

Koalicioni i subjekteve politke shqiptare ”Forumi shqiptar” garon nën numrin rendor 5.

Interesimi për pjesmarrje në votime parashihet që të jetë i madh ndërsa interesim të lartë për këto zgjedhje janë duke shfaqur edhe mediat shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova.

Vendvotimet do të mbyllen në ora 20.

By admini