Deputetët e Kuvendit të Malit të Zitë premten miratuan protokollin mbi pranimin e Maqedonisë veriore në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar.
Deputetët serbë votuan kundër, por atyre iu pengoj shumë prania e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi.
Një nga deputet serbë tha se këtu është një oficer shqiptar i cili ka luftuar kundër serbëve.
Më vonë pothuajse situata eskaloj në konflikt fizik, pasi një nga udhëheqësit e partisë serbe Millan Knezeviç, u ngritë nga vendi për t’u përplasur fizikisht me deputetin malazez Miodrag Vukovic nga DPS.
Për më shumë shikojeni videon nga TV Vijesti: