Cikli i sesioneve informative u përfundua në Ulqin

Sot në Ulqin, u mbajt sesioni i katërt i informues me rastin e publikimit të Thirrjes së Dytë për Propozime në kuadër të Programit IPA të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë. Ky ishte sesioni i katërt informues me radhë që është mbajtur nga Autoriteti Kontraktues (CFCU i Malit të Zi) me mbështetjen teknike të Sekretariatit të Përbashkët Teknik për IPA Programet e bashkëpunimit bdërkufitar Mali i Zi – Shqipëri dhe Mali i Zi – Kosovë. Sesionet e mëparshme informuese u mbajtën në Gjakovë, Pejë dhe Kollashin.

Evenimenti u hap nga përfaqësuesit e strukturave operative të IPA Programit Mal i Zi – Kosovë, Nina Dakiq në emër të Zyrës për integrimit europian të Malit të Zi dhe Arlinda Koçi në emër të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës. Sesioni i informimit u ndoq nga 50 pjesëmarrës, të cilët përfaqësuan institucionet dhe organizatat e interesuara, duke përfshirë edhe  përfaqësuesen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi.

Përfaqësueset e Autoritetit Kontraktues, Drejtorisë për financimin dhe kontraktimin e asistencës së BE-së e Malit të Zi, Milica Ristiq, Rina Sinishtaj dhe Zoran Bulatoviq prezentuan paketën e aplikimit që u publikua për këtë thirrje dhe japen sqarime mbi pyetjet e ngritura nga pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin informata mbi rregullat e aplikimit dhe procedurat e përshkruara në përputhje me këtë thirrje.

Zyrtari i Projektit i Sekretariatit të Përbashkët Teknik të Programit, Almir Çausheviq, tha në deklaratë për media se përveç përmirësimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, qëllimi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të kontribuojë në përmirësimin e standardeve dhe cilësisë së jetës së njerëzve në zonën e programit përmes zhvillimit të qëndrueshëm socio-ekonomik, me respekt të kulturës së përbashkët dhe trashëgimisë natyrore. Ai deklaroi se kjo thirrje mbulon fushat e punësimit dhe turizmit, dhe se shuma e fondeve në dispozicion për këtë thirrje është 2,040,000.00 euro. Poashtu theksoi se kjo thirrja është e karakterit të hapur, që nënkupton se përmbledhja e projektit (concept note) dhe forma e plotë e aplikimit (full aplication form) dorëzohen njëkohësisht. Përveç kësaj, ai njohtoj mediat se është hapur edhe Thirrja e Dytë në kuadër të IPA Programin të bashkëpunimit ndërkufitar Mali i Zi-Shqipëri.

Në kuadër të prioritetit tematik lidhur me punësim, mund të aplikohet me projekte në vlerë prej 150,000-300,000 euro, ndërsa për promovimin e turizmit propozimet e projektit mund të dorëzohen me vlerë në mes 200,000 dhe 400,000 euro. Bashkëfinancimi i parashikuar për këto projekte është së paku 15% e buxhetit të përgjithshëm të projektit.

Rikujtojmë se afati i fundit për dorëzimin e projekt propozimeve është data 15 prill 2019.

By admini