Tirana

Gabim apo lëshim, këto mund të jenë të vetmet konkludime që mund të jepen rreth ftesës për të marrë pjesë në një miting të diasporës dhe që ka ardhur në adresë të disa shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi. Ky miting, siç mësohet, organizohet nga Ministria shqiptare e diasporës ministër i së cilës është z. Pandeli Majko , shkruan Ulqini Online .

Para disa ditësh mora një ftesë për Mitingun e diasporës nga ministri i shtetit për diasporën, Pandeli Majko. 
Sa me dëshirë do të merrja pjesë dikur në të kur vërtetë isha pjesëtar i diasporës (kur jetoja në Lublanë), por kësaj radhe mu desh ta refuzoja!
Argumentimin e gjeni në e-mailin dërguar Ambasadës.’
‘, kështu shkruan në një post të tij në fb këshilltari i nënkryetarit të Kivendit të Malit të Zi, z. Nikollë Berishaj.

Një ftesë të tillë, nëpërmes një komenti, tregon ta ketë marrë edhe z. Agron Pllumaj.

Z Berishaj, po në atë post publikon edhe përgjigjen e tij që mund ta lexoni më poshtë.

By admini