Foto: Musa Hoxhiq

Para disa ditëve në Kalanë e Ulqinit kanë filluar punimet konservuese që kanë të bëjnë me rehabilitimin dhe zbatimin e masave të ruajtjes në dy asete kulturore në Ulqin kurse më vonë do të vazhdohet me punime në qytetin e Shasit, kështu shkruan ndër të tjera në një shkrim të tij z. Ismet Karamanaga.

Punimet janë duke u kryer nga një ekip i Qendres për konzervim dhe arkeologji të Malit të Zi ku udhëhheqëse e kësaj ekspedite është znj. Biljana Brajoviq.

Lidhur me këtë informacion nëpërmes rrjetit social është deklaruar edhe drejtori i Qendres për kulturë të Ulqinit, z. Musa Hoxhiq.

”Sic ju kemi lajmëruar edhe më parë Qendra për kulturë ka fituar projektin nga Ministria e kulturës për revitalizimin e Citadelës. Punimet kanë filluar dhe do të zgjasin deri ne fund të muajit maj”, shkrun ndër të tjera z. Hoxhiq.

Drejtori i Qednres për Kulturë ka publikuar edhe disa pamje nga punimet në Kalanë e Ulqinit.

By admini