Mbrëmë në rrugën magjistrale Ulqin -Tivar, në Braticë ndodhi një aksident i rëndë komunikacioni ku u përfshinë tri vetura.
Siç mësohet nga faqja e shefit të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Ulqinit z. Saubih Mehmeti, për fat të mirë katër pasagjerë kanë kaluar me lëndime të lehta trupore dhe janë jasht rrezikut për jetën, dhe dy të tjerë pa lëndime. Dëmët materiale janë të konsiderueshme, shkruan Ulqini Online.
Zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendngjarje.