Me rastin e aksidentit të komunikaciuonit të ndodhur në Gostivar, ku për pasojë humbën jetën 14 persona, kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, z. Saubih Mehmeti i ka dërguar telegram ngushëllimi kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore z. Talat Xheferit, shkruan Ulqini Online.
” Në këto momente të rënda, gjithë opinioni shqiptarë në Mal të Zi, është i tronditur dhe ndjen dhembje të thellë për humbjen e jetës së 14 personave. Kjo është një humbje, e pakompensueshme, për familjarët e viktimave dhe shoqërisë në tërësi, andaj në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, në emër të Kryetarit të nderit, zotëri Mehmet Bardhit dhe në emrin tim personal, pranoni ngushllimet më të thella, për viktimat e kësaj ngjarje tragjike, dhe Ju lutëm që ngushllimet tona t’ju prëcjellni familjarëve të viktimave”, thuhet ndër të tjera në këtë telegram ngushëllimi.
Telegramin e plotë mund ta lexoni më poshtë
I nderuar, Kryetar i Parlamentit, zotëri Talat Xhaferi,
Me trishtim, kemi ndjekur lajmin e hidhur, me rastin e aksidentit të ndodhur në Gostivar, më 13.02.2019, ku autobusi humbi kontrolin dhe u rrokullis, e për pasojë shkaktoi viktima me bilans tragjik, ku humbën jetën 14 persona.
Në këto momente të rënda, gjithë opinioni shqiptarë në Mal të Zi, është i tronditur dhe ndjen dhembje të thellë për humbjen e jetës së 14 personave. Kjo është një humbje, e pakompensueshme, për familjarët e viktimave dhe shoqërisë në tërësi, andaj në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, në emër të Kryetarit të nderit, zotëri Mehmet Bardhit dhe në emrin tim personal, pranoni ngushllimet më të thella, për viktimat e kësaj ngjarje tragjike, dhe Ju lutëm që ngushllimet tona t’ju prëcjellni familjarëve të viktimave.
Të lënduarëve u uroj shërim të shpejtë, e të kthehen sa më parë në shtëpitë e veta.
Me pikëllim dhe respekt ndaj viktimave,
KRYETARI,
Saubih Mehmeti