Ali Gjeçbritaj
IM AT
Ima at ka lindur atë mot kur u çua flamuri
Jetoi nën ngjyrat e shumë flamujve
qe u valvitën në truallin e tij për më së një shekull.
Im atë ndrroi jetë atë mot kur flamuri
valviti në Kosovën e lirë.
Im at lindi me flamuj në shtiza ngritur gjithandej
Me Ismailin lundroi detit të trazuar
Me Isën rrugëtoi në baltrat e kësaj toke
Por nuk u vonua në kohë.
Im at e donte Shkupin, qytetin e mureve kala
Maniastirin e Abetares e mbajti gjallë në anën e majtë të krahrorit
Im atë e donet Rozafën piu gji nga balada e murosjes
Mbi njëzet e pesë shekuj më tha kemi thurrë rrathë ari
Në bedenat e qytetin flori Ulqin.
Im at nuk iku nga kjo botë
Pa u ngritur flamuri në Prekaz në Kullën e Jasharajve.
Kur u largua në amshim
Përshendeti me dorë
si nëna në Urën e Fshejtë
shpirt mbushur
Iku në përjetësi nga kjo botë.
me zemer plotë.
SOFRA
Na mblodhi tok në kohë dhe në vakte
Na rriti na dha forcë
Na burrëroi.
Sa bukë kripë e zemër kanë shtruar motet
Vetëm sofra jonë e di
Mos t’i shkelim thërmiat e bukës
Sofra do na mallkojë.
MË SHIKONI
Pse më shikoni ashtu
Duket se keni kapur
Buzëqeshje të rastësishme
Ajo nuk u përket ju
Buzëqeshjet e mija janë përjetësi.
SYTË E MI
Sytë e mi
Siç duket nuk u interesojnë
Të bëhën me rreth të zi
Ju i doni të përvojtur
Siç kanë qenë dikur
Jo, sot ata shndrijën në hijeshi
Nuk thonë kot
Burrit era e duahanit
Gruas era e bakamit
Kanë hijeshi
BURRËRIA
Trimëria frut
Bujaria vyrtyt
Kur flet burrëria
Mundet lakmia.
URREJTJE
Thonë se vdekja
është ligj i natyrës
Kërkoj ndjesë
Më falni mua
Unë e urrej natyrën.
GURËT E QYTETIT TË VJETËR
Në rrugicat kalldrëme
të qytetit të vjetër
gurë të latuar,
japin gërhamën e fundit
të mureve kala.
Gjuha ilirishte fshehur në bedena
tinëzisht flet me orën e malit
me rreth bardhë si bora në kokë.
O Zot mallkoje djallin
lugatin që vjell zjarr
e dogji flamurin tonë.
Gjuhë e zanave të Rumisë
në Gurin e Divit vigan
gdhendur në shkëmb.
Gjallë në portën e qytetit
në heshtje jeton gjuha e Ilirisë
në çdo gurë të qytetit tim
ajo pret mysafirë.
(Poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “Gurët e truallit tim”)