Të dielen ne mëngjes në moshën 71vjeçare ndërroi jetë Abdullah Kurti, ish arsimtari i njohur i matematikës në qytetin e Ulqinit.
Abdullah Kurti lindi ne vitin 1947 në Sukubinë të Anës së Malit. Shkollën fillore, ciklin e ultë e kreu ne Sukubine ndërsa atë të lartë në Katërkollë.
Pas kryerjes së shkollës fillore vazhdoi shkollën e mesme në Gjakovë për të vazhduar më pastaj me studimet në shkollën e lartë pedagogjike, dega e matematikës ku i përfundon me sukses.
Qe nga fillimi deri në pensionim punoi si mësimdhëmës i Matematikës në shkollën e mesme dhe pjesen më të madhe të kohës në atë fillore në qytetin e Ulqinit.
Dashuria ndaj nxënësve dhe përkushtimi ndaj punës ka qenë tipari kryesor i ish arsimtarit.
Për një kohë ka qenë aktiv dhe në jetën politike ku ka qenë pjesmarrës në themelimin e subjektit të parë politik në mesin e shqiprarëve në Mal të Zi në vitet e 90-ta.
Varrimini të ndjerit do të bëhet ditën e diele në ora 15:30.