Zyrtari i Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj ka deklaruar për të përditshmen Pobjeda se nuk do të kontaktojë ambasadat e huaja në lidhje me mosmarrëveshjen rreth mandatin të deputetit me deputetin e Forcës Genci Nimanbegun, por do ju “rri” institucioneve vendore.
”Unë nuk kam zgjedhur atë rrugë, as që mendoj ashtu. Kjo metodë ndoshta mund ti përgjigjet dikujt tjetër. Unë zgjodha një rrugë tjetër. Unë do të dërgoj një paralajmërim dhe do të përcaktojë saktësisht se cilat përgjegjësi kanë marrur për shkak të asaj që nuk kanë respektuar marrëveshjen. Pastaj unë do të shkoj nëpër rrugë gjygjësore, që nga koha kur unë është dashur të jem deputet deri në momentin kur të lirohet vendi i deputetit. Nëse nuk lirohet, përsëri asgjë. Unë shpresoj se gjykata do të vendosë”, ka deklaruar Sinishtaj për Pobjedën.
Ai poashtu ka përsërit që ka dërguar një letër publike drejtuar deputetit të Forcës Genci Nimanbegut dhe kreu të asaj partie Nazif Cungut.
”Ata le ta çojnë mandatin e tyre deri në fund. Detyra jonë është ti padisim ata. Ju e dini atë shprehjen popullore: “Kush qesh i fundit qesh me se miri””, ka përfunduar Sinishtaj.
TANI ME SE MIRI DO ISHTE QE BARDHI DHE VASELI TE FORMOJNE NJE KOALICION TE PERBASHKET. CMEMZI PO PRES GJUQIN TE SHOFIN SI KAN NDA PARATE DHE GJERA TE TJERA.
Do te jem te knaqur (qeshemi) nese ti dhe bardhi largoheni nga skena politike.